Kosova
Gjykata cakton një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte
Z.A dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Z.A, që dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Z.A, me nacionalitet serb, u arrestua më 7 mars, dhe sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, ai dyshohet se në mars të vitit 1999, në stacionin policor në Kamenicë, si person zyrtar, së bashku edhe me policë të tjerë serbë, fillimisht kishin rrahur “me shufra gome dhe shqelma” dhe më pas kishin torturuar “në mënyrë çnjerëzore” të dëmtuarin me iniciale B.M, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Prokurorisë Speciale, i dëmtuari kishte pësuar lëndime të rënda dhe i ishte “kanosur seriozisht jeta” gjatë dhunës së ushtruar që thuhet se ka zgjatur për një orë e gjysmë.
I arrestuari po ashtu dyshohet se në periudhën shkurt-mars 1999, ka marrë pjesë në “dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj ka filluara të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, ai ka vënë zjarrin, si dhe ka marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë”./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













