Lajme

Gjukanoviq: Marrëveshja Kosovë-Serbi, drejt zgjidhjes së qëndrueshme

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, e ka cilësuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë si një hap drejt stabilizimit të rajonit.

Në llogarinë e tij në Twitter, Gjukanoviq ka thënë që “Mali i Zi e përshëndet konfirmimin e orientimit të Serbisë dhe Kosovës, që përmes marrëveshjes së nënshkruar sot për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Uashington po shkojnë drejt zgjidhjes së qëndrueshme në kuadër të dialogut që e udhëheqë BE-ja”.