Lajme
Gjuha shqipe, ura që bashkon diasporën shqiptare në Gjermani
Shkolla shqipe në NRW, trashëgimi 50-vjeçare e identitetit
Gjuha shqipe mbetet elementi i parë që na identifikon dhe na bashkon si komunitet në diasporë. Në Landin Renania Veriore–Vestfalia (NRW), mësimi i gjuhës shqipe është institucionalizuar dhe përfaqëson një model të rrallë suksesi, ndonëse jo në çdo qytet apo shkollë ekziston kjo mundësi, transmeton albinfo.ch.
Me një traditë mbi 50-vjeçare, mësimi i shqipes në NRW ka kaluar nëpër faza zhvillimi dhe përshtatjeje të vazhdueshme, duke ndërtuar një infrastrukturë solide për ruajtjen e gjuhës së prejardhjes. Ky proces u ka dhënë brezave të rinj një bazë të fortë kulturore, gjuhësore dhe identitare.
Shkolla shqipe nuk është vetëm një hapësirë mësimi, por një derë e hapur për të ardhmen. Nxënësit përfitojnë jo vetëm njohjen e gjuhës amtare, por edhe avantazhe të rëndësishme në integrimin, zhvillimin profesional dhe akademik. Shembull domethënës i këtij suksesi është mësuesi Lulëzim Çallaku, dikur nxënës i shkollës shqipe, sot kontribuues aktiv në të njëjtin sistem.
Fundjava e Ditës së Flamurit u shndërrua në festë në mbarë NRW, me aktivitete të shumta nga shkollat shqipe. Në mesin e tyre, spikatën programet e mbajtura në Mönchengladbach, ku nën drejtimin e mësuesve Adem Shala dhe Kaltrinë Neziri Shabani, nxënësit sollën një program emocional me këngë, valle dhe recitime. Kjo ishte gjithashtu 28 Nëntori i fundit në detyrë për mësuesin Adem Shala, pas një kontributi shumëvjeçar në mësimin e gjuhës shqipe.
Manifestimi u nderua edhe nga prania e përfaqësuesve institucionalë nga Kosova, përfshirë Ministren e Arsimit të Republikës së Kosovës Arbërie Nagavci, znj. Haskaj-Balaj dhe z. Kasumi, duke i dhënë një peshë të veçantë kësaj feste për nxënësit, prindërit dhe gjithë komunitetin.
Nxënës, madje edhe nga brezi i tretë i mërgimit, u paraqitën me përkushtim, duke dëshmuar se mësimi i gjuhës shqipe në NRW është në rrugë të sigurt dhe të qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











