Kosova
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes
Janë mbi 292,700 njerëz në popullsinë e përhershme që shqipen e kanë si gjuhë të parë, ose rreth 500 më shumë se ata me gjuhë portugeze
Një studim i ri i Entit Federal të Statistikave ka treguar se për herë të parë në më shumë se dhjetë vjet, më shumë njerëz në Zvicër flasin shqip sesa portugalisht.
Për vite, portugalishtja ishte gjuha e huaj më e folur në Zvicër pas anglishtes. Në shifra absolute për herë të parë në vitin 2022 më shumë njerëz në këtë vend flisnin gjuhën shqipe sesa portugalishten si gjuhën e tyre kryesore, transmeton albinfo.ch.
Janë në mënyrë eksplicite mbi 292,700 njerëz në popullsinë rezidente të përhershme që shqipen e kanë si gjuhë të parë. Në përqindje, shqipja dhe portugalishtja dalin pothuaj njësoj: tüe dy gjuhët fliten nga 3.4 për qind të popullatës. Por në numra specifikë, rezulton se ndërkohë që shqipen e flasin 292,700 njerëz , portugalishtja flitet nga 292,219 njerëz ose 500 më pak.
Kur krahasojmë vendet, shqipja flitet veçanërisht gjerësisht në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen. Në vendin e tretë ndër gjuhët e huaja më të folura në mbarë vendin në vitin 2022 ishte ajo portugeze, e ndjekur nga spanjishtja dhe serbishtja ose kroatishtja.
Ndërkaq, Cyrihu ka numrin më të madh të njerëzve që flasin një gjuhë të huaj në terma absolute. Megjithatë, në përqindje situata duket ndryshe. Kantonet e Gjenevës, Basel-Stadt dhe Zug janë kryesuesit, pasi më shumë se një në tre njerëz flet anglisht ose një gjuhë tjetër.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










