Lajme
Gjuha e arbëreshëve zyrtarizohet në shërbimet e gazetarisë në kanalet Rai Calabria
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njoftoi se arbërishtja tashmë është gjuhë zyrtare për shërbimet e gazetarisë dhe programeve në kanalet e RAI Calabria, në Itali.
Sipas QSPA-së, në publikimin e datës 25 maj 2024, në Gazetën Zyrtare nr. 121, thuhet që gjuha arbëreshe do të jetë gjuhë zyrtare për shërbimet e gazetarisë dhe programet e RAI Calabria, në Itali.
Kjo arritje historike për komunitetet arbëreshe të Italisë do të shtrihet edhe në rajonin e Piemonte-s. Kontrata e Shërbimit për programet e RAI Calabria për vitet 2023-2028 zyrtarizon përdorimin e arbërishtes si gjuhë të pakicës gjuhësore historike arbëreshe, e njohur nga ligji nr. 482/99, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch.
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), ka katër vjet që përmes aktiviteteve, e konferencave ndërkombëtare thekson rëndësinë e bjerrjes së arbërishtes, në nivel komunitar, institucional dhe shkencor si një çështje jetike për komunitetet e arbëreshëve të Italisë, e cila bëhet realitet pas 49-vjetësh nga ligji i reformës së RAI 103/75, duke hedhur hapin e parë në rëndësinë që duhet të marrë çështja e gjuhës në shërbimet e gazetarisë dhe në arsim, në vendin pritës, Itali.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










