Shkurt.ch
Gjoba për telefonim gjatë vozitjes mbetet 100 franga
Përdorimi i telefonave mobilë e pesëfishon rrezikun për ndeshje në trafik
Gjobat për përdorim të telefonit mobil gjatë vozitjes do të mbeten ashtu siç kanë qenë, 100 franga. Kështu ka vendosur me shumicë votash Këshilli Nacional i Parlamentit të Zvicrës, duke iu kundërvënë një mocioni të bërë nga deputetja e SP-PS Maya Ingold. Mocionin në fjalë e kishte përkrahur edhe Qeveria Federale.
101 vota kanë qenë kundër ngritjes së propozuar të gjobës dhe 77 në favor të saj. Parlamentarja Ingold dhe Qeveria, duke propozuar ngritjen e gjobave për telefonim gjatë vozitjes kanë menduar se një gjë e tillë do të shërbente si frikësim për shoferët dhe parandalim për një veprim të tillë.
Megjithatë, edhe në tekstin e mocionit ishte kërkuar që të shtrenjtohej gjoba vetëm për telefonim por jo edhe për shkrim të mesazheve telefonike ose përdorim të navigacionit.
Sipas organizatave që merren me rreziqet në trafik, përdorimi i telefonave mobilë e pesëfishon rrezikun për ndeshje në trafik.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












