Shkurt.ch
Gjithnjë më shumë dentistë të huaj vijnë në Zvicër
Repp punëson 270 punëtorë në 12 filialet e tij në Zvicër. Dy të tretat e dentistëve vijnë nga jashtë, para së gjithash nga Gjermania. E gjithë kjo për faktin se universitetet zvicerane nuk prodhojnë numër të mjaftueshëm dentistësh
Në Zvicër çdo vit e më tepër rritet numri i dentistëve të rinj të huaj që vijnë për të punuar në ordinancat e këtushme. Modelet e reja të funksionimit të ordinancave me orare fleksibile të punës, për të përmbushur premtimet që bëjnë, kanë nevojë për më shumë personel. Ndërkohë, dentistët vendorë ankohen për shfrytëzim të pamjaftueshëm të kapaciteteve.
Ordinanca e madhe në Stacionin Hekurudhor të Cyrihut, e cila i takon rrjetit të dentistëve “Swiss Smile” premton trajtim të dhëmbëve shtatë ditë në javë, nga 15 orë pune. Tetë pacientë mund të trajtohen në të njëjtën kohë. Menaxheri i “Swiss Smile”, Jürg Trepp është i bindur se me këtë ofertë “u dalin hakut” nevojave të pacientëve. “Oraret më të gjata të punës, shkuarja te dentisti të shtunave dhe të dielave ose vonë në mbrëmje, ky është sot një trend i ri”, thotë Trepp.
Se oraret kaq të gjata kërkojnë edhe personel më të shumtë, është gjë që vetëkuptohet. Trepp punëson 270 punëtorë në 12 filialet e tij në Zvicër. Dy të tretat e dentistëve vijnë nga jashtë, para së gjithash nga Gjermania. E gjithë kjo për faktin se universitetet zvicerane nuk prodhojnë numër të mjaftueshëm dentistësh.
Dhe e çuditshmja në këtë mes është ajo se shumë stomatologë zviceranë ankohen për humbje të pacientëve. Sipas një ankete të bërë nga shoqata e dentistëve del se çdo i dyti dentist nuk mund ta shfrytëzojë ordinancën e tij në mënyrë optimale.
Kryetari i kësaj shoqate, Epting, ndërkaq kritikon trajtimin e barabartë që u bëhet diplomave nga vendet e huaja me diplomat zvicerane. “Pacientët, sipas rregullit nuk e dijnë se çfarë standardi të arsimimit, përgatitjes profesionale disponojnë dentistët e ardhur nga jashtë”, thotë ai. Në universitetet zvicerane dentistët gjatë shkollimit të tyre bëjnë rreth 9000 orë të stomatologjisë ndërsa në shtetet tjera të Evropës, vetëm 5000 deri në 6000. Dhe kjo duhet të jetë shqetësuese, mendon Epting.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












