Bota
Gjithnjë e më shumë britanikë po marrin nënshtetësinë gjermane
Zyrtarët gjermanë kanë thënë se ka thyer rekord numri i britanikëve që janë pajisur me shtetësi gjermane vitin e kaluar dhe krejt kjo mund të jetë e lidhur me referendumin e Britanisë për largim nga Bashkimi Evropian, transmeton AP.
Brexiti i ka detyruar shtetasit britanikë të kërkojnë pasaporta nga shtetet e BE-së në mënyrë që të ruajnë të drejtën për të jetuar apo punuar në vendet më të fuqishme në bllok, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Zyra Federale e Statistikave në Gjermani ka thënë të mërkurën se 7,493 britanikë janë natyralizuar më 2017, duke shënuar trefishim të numrit të personave të interesuar për të ndërruar shtetësinë, përcjell albinfo.ch.
Britanikët janë listuar të dytët në këtë aspekt, pasi po kjo zyrë ka treguar se turqit kanë qenë në krye të listës sa i përket kërkesave për të fituar shtetësinë gjermane.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













