Futboll
Gjithçka që duhet të dini për takimin e sotëm Itali – Austri
Sot, Italia dhe Austria përballen në kryeqytetin anglez në raundin e eliminimit të Kampionatit Evropian. Ndeshja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00. Italia hyn në këtë takim si favorite ndaj Austrisë, përcjell albinfo.ch.
Skuadra e Mancinit ka arritur të grumbullojë 9 pikë në grupin e saj, duke shënuar 7 gola dhe duke mos pësuar asnjë gol në 3 takime të grupit A. Italia po ashtu në këtë proces ka barazuar rekordin e 30 ndeshjeve pa humbje të vendosur gjatë viteve 1935-1939. Kombëtarja italiane nuk është mposhtur nga asnjë ekip që nga 10 shtatori i vitit 2018 nga Portugalia.
Gjatë kësaj periudhe Italia ka fituar 25 ndeshje dhe ka barazuar 5, duke i fituar 10 duelet e fundit të gjitha me portë të paprekur.
Në anën tjetër Austria ka mbyllur fazën e grupeve me 6 pikë duke fituar 2 takime dhe duke humbur një. Austria ka mposhtur Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën kurse ka pësuar humbje nga Holanda.Para fillimit të takimit të dy trajnerët kanë folur për mediat duke treguar respekt për njëri – tjetrin. Trajneri i Austrisë, Franco Foda tha se Italia është një skuadër që nuk ka humbur qe një kohë të gjatë por se do të vie dita që një ditë ata të humbin sërish. “Në këtë fazë të turneut, nuk ka kundërshtarë të lehtë. Italia nuk ka humbur për një kohë të gjatë, por ndoshta do të vijë një kohë kur ata do të humbasin përsëri. Do të jetë e rëndësishme për ne që të përgatitemi mirë dhe të jemi të fokusuar, atëherë ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar në Londër. Do të jetë e vështirë, por ekipi është i etur dhe i gatshëm. Unë kam një plan“, tha Foda. Kurse Mancini tha se Austria ka një ekip cilësor dhe agresiv. “Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer. Austria ka cilësi dhe është agresive”, tha Mancini.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












