Lajme
Gjithçka që duhet të dini për kontrollet mjekësore falas në Vjenë

Austria ofron një program të kujdesit shëndetësor parandalues për banorët e saj, që përfshin kontrolle mjekësore falas. Ja si mund të caktoni një takim në qendrën e re shëndetësore në Vjenë dhe çfarë mund të prisni.
Kush ka të drejtë për kontroll?
Programi është i disponueshëm për të gjithë banorët e Austrisë që janë mbi 18 vjeç dhe kanë sigurim shëndetësor të detyrueshëm. Ka kontrolle të veçanta për të rinjtë që punojnë, siç janë praktikantët e siguruar nga ÖGK.
Kontrollet janë falas dhe mund të kryhen një herë në vit. Duhet të sillni kartelën tuaj shëndetësore elektronike (e-card) në çdo takim.
Pse është i rëndësishëm?
Austria ka arritur përmirësime të ndjeshme në jetëgjatësi falë kujdesit shëndetësor parandalues. Kur programi filloi në vitin 1974, jetëgjatësia për gratë ishte 75 vjeç dhe për burrat 67 vjeç. Sot, ato janë rritur në 82 dhe 75 vjeç.
Zbulimi i hershëm i sëmundjeve si sëmundjet kardiovaskulare apo kanceri, ka luajtur rol kyç. Për shembull, rastet fatale nga kanceri i qafës së mitrës janë përgjysmuar në 20 vitet e fundit falë kontrolleve të rregullta. Po ashtu, trajtimi i hershëm i tensionit të lartë ka çuar në një ulje prej 45% të vdekjeve nga goditjet në tru që nga viti 1980, transmeton albinfo.ch.
Si funksionon procesi?
Kontrolli përfshin dy takime për të siguruar një vlerësim të plotë:
Takimi i parë: Mblidhen mostrat e gjakut dhe urinës për analiza që vlerësojnë metabolizmin, funksionin e veshkave dhe mëlçisë, si dhe shenja të mundshme inflamacioni. Gjatë këtij takimi planifikohet edhe vizita e dytë.
Takimi i dytë: Kryhen analiza fizike dhe diagnostike, si testi i dëgjimit (audiometri), elektrokardiograma (EKG), spirometria (kontrolli i mushkërive), matja e tensionit, ekzaminim i përgjithshëm i trupit, si dhe këshillim për stilin e jetesës. Në qendër bëhen edhe teste për shtyllën kurrizore.
Në bazë të rezultateve, mjeku mund të rekomandojë kontrolle të mëtejshme apo vizita te specialistë. Po ashtu, sugjerohet që të bëhen kontrolle vjetore tek gjinekologu, dermatologu ose okulisti të gjitha të mbuluara nga sigurimi shëndetësor në Austri.
A mund të refuzoj disa analiza?
Po, pjesëmarrja është fleksibël. Mund të zgjidhni të mos bëni ndonjë analizë me të cilën nuk ndiheni rehat. Të dhënat e mbledhura gjatë kontrollit janë konfidenciale dhe të sigurta.
Çfarë ndodh nëse nuk flas gjermanisht?
Edhe pse nuk ka garanci që çdo mjek flet anglisht, shumë prej tyre e bëjnë. Kur caktoni takimin, këshillohet të pyesni paraprakisht për këtë.
Si të caktoj një takim?
Kontrollet bëhen vetëm me takim të caktuar paraprakisht.
Mundësitë për të caktuar takim:
Kontaktoni qendrën shëndetësore të shërbimit të shëndetit publik (MA 15)
Telefononi qendrat shëndetësore që bashkëpunojnë me ÖGK
Vizitoni mjekë privatë me kontratë për kontrollet parandalues
Për të vizituar qendrën në Erdbergstrasse 135, caktoni takim në numrin +43 1 4000-87600 (e hënë – e premte, 08:00–14:00) ose përmes formularit online. Por kini parasysh: shpesh pas dërgimit të formularit, ata do t’ju telefonojnë për të caktuar takimin kështu që më mirë telefononi direkt.
Takimi i dytë caktohet në vend pas marrjes së mostrës së gjakut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë