Sport
Gjithçka gati për Kupën e Unionit Shqiptar të Futbollit
Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër organizon për herë të parë garat për Kupën e Unionit
“Më 27 Qershor të gjithë do të jemi dëshmitarë të fërshëllimës të parë në orën 10.00, kur garat për këtë kupë do të hapen me ndeshjen FC Besa Biel/Bienne – FC Shqiponja Langenthal”, thuhet në një njoftim të UKFSHZ.
Programi përfshin:
09.00-19.00 Kupa e Unionit me ndeshjet e klubeve në 4953 Huttwil.
20.30 koncert me këngëtarët Mimoza Shkodra e Muhamet Sejdiu në Biberena, 4562 Biberist.
Të ftuar janë përfaqësitë diplomatike shqiptare në Zvicër si dhe federatat e futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjithashtu janë ftuar të gjithë yjet shqiptare të futbollit në Zvicer si: Shaqiri, vëllezërit Xhaka, Memedi, Gashi, Kukeli, Milaim Rama, Hadërgjonaj etj.
Aktiviteti do filmohet e shfaqet nga RTK si dhe mediet e ndryshme shqiptare.
Në emër të kryetarit dhe të kryesisë së UKSHFZ ju urojmë sukses të gjithëve.
Le të jetë një ditë ku klubet shqiptare të tregojnë vlerat dhe disiplinën sportive edhe jashtë atdheut.
Ta shndërrojmë 27 Qershorin në festë, argëtim dhe takim me bashkatdhetarët nga të gjitha trojet shqiptare!”, thuhet në njoftimin e UKFSHZ, të nënshkruar nga Lindim Jusufi, sekretar.
Info rreth ngjarjes
- LokacioniHuttwil
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










