Lajme
Gjidhënia, për fëmijë dhe nëna të shëndosha
Fëmijët që ushqehen me qumështin e gjirit janë më të shëndetshëm dhe më të logjikshëm, ndërsa nënat janë më pak të atakuara nga kanceri
Të ushqyerit me qumështin e gjirit e mbron fëmijën nga shumë sëmundje, ndërsa nënën nga kanceri i gjirit, prandaj ky qumësht është i domosdoshëm për foshnjat. Kështu u tha në një ceremoni organizuar me moton “Qumështi i gjirit, i shëndetshëm për fëmijët” dhe “Qumështi i gjirit, i shëndetshëm, i gatshëm dhe falas”, organizuar në Prishtinë.
Kjo ceremoni shënoi edhe fillimin e javës “Të ushqyerit me qumësht gjiri”, që ka nisur të martën dhe vazhdon deri më 7 tetor. Ndërsa organizatorë të kësaj jave janë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me “Kosova Health Fondation”, UNICEF-in dhe Kryqin e Kuq të Kosovës.
Ky aktivitet pothuajse është bërë tradicional, ka për qëllim që t’i informojë nënat e reja për rëndësinë që ka qumështi i gjirit për zhvillimin e fëmijëve dhe për mbrojtjen e nënës nga sëmundjet e ndryshme malinje.
“Është ushqim, shëndet dhe kujdes, është një lidhje e shëndetshme mes fëmijës dhe nënës. Të ushqyerit me qumësht të gjirit parandalon vdekjen e fëmijëve”, kështu tha Merita Vuthaj nga Ministria e Shëndetësisë, e cila kërkoi mbështetje institucionale për promovimin e rëndësisë së qumështit të gjirit.
Edhe Laila Omar Gad, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, kërkoi që të përkrahën nënat për mënyrën klasike të të ushqyerit. “Ky vit shënon edhe përvjetorin e 20-të të javës për gjidhënie. Të gjithë së bashku duhet t’i përkrahim nënat e reja që fëmijët e tyre t’i ushqejnë me qumësht të gjiri”, ka thënë ajo.
Nga mendimet që dolën nga kjo ceremoni, qumështi i gjirit e zhvillon fëmijën më shumë edhe nga aspekti shëndetësor dhe ai mendor, ndërsa është njëri nga mbrojtësit themelor të meningjitit (ndezjes së trurit). Po ashtu përveç fëmijëve, nënat që ushqejnë fëmijën me gji janë më pak të atakuara nga kanceri i gjirit.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











