Lajme
Gjermanishtja, gjuha kryesore e punës në BE
Gjuha gjermane duket se do të jetë gjuha kryesore e punës, menëherë pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Është bërë e ditur se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë austriake, Herbert Kickl, vlerësoi se gjuha gjermane duhet të jetë gjuha kryesore e punës në BE.
Ai e vlerësoi këtë për shkak të tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, transmeton KosovaPress.
Vlen të theksohet se Kickl tha se pas Brexit, BE-ja duhet të konsiderojë një rend të ri të gjuhëve të punës.
“Anglishtja aktualisht është gjuha më e rëndësishme e punës në BE. Frëngjishtja dhe gjermanishtja janë zyrtarisht të lidhura, por në realitet ato nuk përdoren aq shumë, as në të folur, as në dokumente të shkruara“, tha Kickle.
Po ashtu ai tha se pas Brexit, vetëm një për qind e qytetarëve të BE-së kanë anglishten si gjuhën e tyre amtare – Irlanda dhe Malta.
“Prandaj, është logjike për mua që gjuha gjermane të vendoset të paktën në të njëjtin nivel përdorimi në negociatat dhe dokumentet e BE-së sikurse gjuha angleze. Pas një zgjidhjeje kalimtare për Brexit, bazuar në përfaqësimin e gjuhës amtare, gjermanishtja duhet të marrë një rol udhëheqës në familjen e gjuhëve të punës në BE”, tha Kickl, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














