Lajme
Gjermania zgjat bllokimin e pjesshëm
Sipas një raporti të ri thuhet se bllokimi i pjesshëm i Gjermanisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 do të zgjatet deri më 20 dhjetor, kështu vendosën krerët federalë dhe shtetërorë, pas një dite negociimi të çështjes.
“Megjithëse rregulloret aktuale, të cilat kanë qenë në vend për më shumë se tre javë, kanë treguar shenja të ndalimit të përhapjes së virusit, duhet më shumë kohë për të garantuar sigurinë”, tha kancelarja Angela Merkel.
“Edhe një herë, ne duhet të përdorim pikat tona të forta”, shtoi ajo, duke vënë në dukje se masat e zgjatura mund të hiqen, nëse do të ketë një rënie të papritur të numrit të rasteve. “Fatkeqësisht, kjo nuk është e parashikueshme, tani për tani”, theksoi Merkel.
Kujtojmë që Gjermania ishte një ndër vendet që kaloi me sukses valën e parë të Covid-19, por në valën e dytë diçka nuk shkoi ashtu siç duhej, duke bërë që Gjermania të raportonte numër të lartë infektimesh dhe vdekjesh.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













