Lajme
Gjermania mbyll katër konsullata ruse
Gjermania ka urdhëruar Rusinë të mbyllë katër konsullatat e përgjithshme ruse në atë vend deri në fund të vitit, një kundërmasë ndaj një vendimi të fundit të autoriteteve ruse për të kufizuar numrin e punonjësve në institucionet diplomatike dhe kulturore gjermane në Rusi.
“Kjo e zvogëloi praninë totale gjermane në Federatën Ruse në 350 persona”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme gjermane. Në njoftimin për shtyp thuhet se me këtë lëvizje Moska shkoi “në drejtim të përshkallëzimit” dhe se Gjermania “u fut në këtë situatë nga sjellja e Rusisë”.
Me shumë mundësi, ambasada dhe konsullata në Berlin do të qëndrojnë të hapura, ndërsa konsullatat e përgjithshme në Bon, Hamburg, Frankfurt dhe Leipzig do të mbyllen.
Siç u njoftua, Gjermania do të mbajë ambasadën dhe konsullatën në Moskë dhe konsullatën e përgjithshme në Shën Petersburg.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Gjermanisë, dikur blerësi më i madh i naftës dhe gazit rus, janë përkeqësuar që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe Perëndimi është përgjigjur me sanksione dhe dërgesa armësh.
Gjermania planifikon të pushojë nga puna një numër të madh të stafit që punon në misionet e saj në Rusi pasi Moska vendosi kufizime në numrin e njerëzve të lejuar të punojnë në vend, duke përfshirë mësuesit dhe stafin në Institutin Goethe. /DW
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











