Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania shtrëngon masat, kufizime për udhëtarët nga vendet me variantet e reja
Gjermania ka shtrënguar edhe më tutje masat në vend, duke vendosur kufizime për udhëtarët që vijnë nga vatrat e reja të koronavirusit
Gjermania po ndalon shumicën e udhëtarëve nga vendet e goditura me variantet e reja të koronavirusit, tha të enjten ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.
“Ne jemi duke i përqendruar këto kufizime të udhëtimit në zonat e mutacionit, të cilat aktualisht janë Britania e Madhe, Portugalia, Afrika e Jugut dhe Brazili”, tha ai.
Shfaqja e varianteve të reja të koronavirusit në Britani të Madhe, Brazil dhe Afrikën e Jugut, që konsiderohen më infektive sesa lloji origjinal, ka nxitur shqetësimin në shumë vende që po përpiqen të frenojnë pandeminë, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Portugalia, e cila ka lidhje të shumta ajrore me Brazilin, gjithashtu ka raportuar së fundmi një numër të lartë të të infektuarve pasi e kaloi valën e parë të koronavirusit relativisht mirë.
Seehofer tha se bisedimet janë duke vazhduar për të vendosur se cilës kategori udhëtarësh mund t’i lejohet për të hyrë në Gjermani.
Këto kategori mund të përfshijë gjermanët që kthehen, si dhe ata që punojnë në transportin e mallrave, pasi fluturimet e ngarkesave nuk duhet të ndërpriten.
Ministri i Brendshëm theksoi se Gjermania do të paraqitë detaje mbi ndalimin e udhëtimit të premten dhe mezi priste që BE-ja të merrte një vendim të përbashkët për një çështje kaq të ngutshme shëndetësore për popullatën.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












