Bota
Gjermani: Kthim rekord i refugjatëve në vendet e tjera të BE-së
Gjermania gjatë vitit 2018 ka shënuar një numër rekord të kthimit të refugjatëve në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Shumica e azilkërkuesve të dëbuar u kthyen në Itali.
Transferimi i azilkërkuesve nga Gjermania drejt vendeve të tjera të BE-së gjatë 2018-ës ka mbërritur në 24,5 %, nga 15.1 % që ishte në 2017-ën.
Veprimet e saj diktohen nga rregullorja e Dublinit e Bashkimit Europian, ku nënvizohet qartë se aplikimet duhet të përpunohen në vendin e parë të mbërritjes. Raporti i Ministrisë së Brendshme, i siguruar nga e përditshmja gjermane Süddeutsche Zeitung, tregon se në periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar, gati 8,660 refugjate janë larguar nga Gjermania pasi iu kërkua një gjë e tillë, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Shtimi i numrit të deportimeve të personave, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, ishte një prej objektivave të ministrit të Brendshme, Horst Seehofer, i cili e kërkonte me këmbëngulje si pjesë e politikave që synojnë reduktimin e fluksit të refugjatëve dhe përmirësimin e menaxhimit të kërkesave për azil nga Zyra Federale të Emigracionit.
Kriza e emigracionit atje nisi ne fundin e 2014-ës, me intensifikimin e eksodit të personave që u largoheshin konflikteve dhe varfërisë në Siri, Irak, Afganistan apo Somali.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











