Lajme
Gjermania shton masat e sigurisë kundër koronavirusit
Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman, Bundestag, do të rrisë masat e sigurisë lidhur me koronavirusin pas pushimit të verës, nën dritën e rritjes së infeksioneve në vend.
Në një komunikim të brendshëm, presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaeuble, rekomandoi urgjentisht mbajtjen e një maske në të gjitha ndërtesat e Parlamentit nga e hëna.
“Ky rekomandim urgjent vlen për të gjithë personat dhe të gjitha zonat e lëvizjes, siç janë korridoret dhe vendkalimet e shkallëve, mjediset e pushimit, dhomat e larjes, zonat e ngrënies (me përjashtim të personave në tryezë) dhe bibliotekën, por edhe për sallat e bordeve dhe të mbledhjeve”, shkruhet në rekomandimin e brendshëm.
“Në sallën plenare, në sallat e konferencave dhe sallat të mbledhjeve, si edhe në zyra, veçanërisht në të tuajat, maska mund të hiqet, nëse keni zënë një vend në distancën e kërkuar prej të paktën 1,5 metra dhe është i garantuar ajrimi i mirë”, vazhdohet në rekomandim, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Njoftimi i brendshëm u drejtohet kryesisht rreth 3 100 punonjësve të administratës së Bundestagut dhe pothuajse 2 800 deputetëve në Berlin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











