Lajme

Gjermania regjistron mbi 12 mijë raste të reja me COVID-19

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit për 12,834, në 2,545,781, treguan të premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit për 252, në 73,062, treguan shifrat.