Lajme

Gjermania regjistron afro 10 mijë raste të reja me Covid-19

Gjermania ka regjistruar mbi 9 mijë e 800 raste të reja me koronavirus. Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus, transmeton albinfo.ch.

Theksohet se numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 9,860 në 2,320,093, treguan të premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 556, në 64,191, treguan shifrat.