Integrimi
Gjermania refuzon 99.8% të kërkesave të shqiptarëve për azil
Presidenti i BAMF, Manfred Schmidt në tekstin e publikuar tërheq vërejtjen për mungesën e shanseve të shqiptarëve për tu njohur si refugjatë nga Gjermania
Pas videove “shokuese” të dedikuara azilkërkuesve nga Ballkani, me të cilat ata do të hiqnin dorë nga kërkimi i azilit ë Gjermani, autoritetet gjermane kanë futur në qarkullim edhe një mjet tjetër po për këtë qëllim, facebookun.
Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) ka publikuar sot në facebook paralajmërimet frikësuese për ata që ia mësyjnë kërkimit të azilit në Gjermani, shkruan dpa.de. Këto paralajmërime janë në gjuhën shqipe dhe atë serbe për t`i arritur azilkërkuesit “në tentativë” nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi etj.
Presidenti i BAMF, Manfred Schmidt në tekstin e publikuar tërheq vërejtjen për mungesën e shanseve të shqiptarëve për tu njohur si refugjatë nga Gjermania, transmeton albinfo.ch.
Sipas tekstit në fjalë madje 99.8 për qind e refugjatëve nga Ballkani marrin përgjigje negative, gjegjësisht u refuzohet kërkesa për azil. Për më tepër ata duhet të llogarisin me një kthim shumë më të shpejtë në vendet e tyre. Ndërkohë në Gjermani po diskutohet edhe për shkurtimin e ndihmave për refugjatët nga Ballkani.
Tekstet e publikuara në facebook janë pjesë enje fushate që ka filluar ne qershor, kur autoritetet gjermanekishin publikuar në gazetat e Shqipërisë tekste të ngjashme demotivuese drejtuar kandidatëve për të ikur nga vendi hde për të kërkuar azil në Gjermani.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











