Lajme
Gjermania raporton rritje rekord të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore në vitin 2024
Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se vitin 2024 është shënuar numri më i lartë i rasteve të trafikimit dhe shfrytëzimit të qenieve njerëzore që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 2000. Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) raportoi të enjten se ka përfunduar 576 hetime gjatë vitit të kaluar një rritje prej 13% krahasuar me 2023, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Shumica e rasteve (364) lidhen me shfrytëzimin seksual, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar në dhjetë vitet e fundit. Autoritetet theksojnë se gjithnjë e më shumë, ky shfrytëzim zhvillohet në ambiente private, duke e bërë monitorimin edhe më të vështirë. “Numri real i krimeve është shumë më i madh nga sa kemi kapacitet të evidentojmë”, paralajmëroi BKA.
Viktimat dhe të dyshuarit shpesh vijnë nga vende të tjera evropiane, ndërsa në rritje janë evidentuar rastet që përfshijnë shtetas kinezë dhe kolumbianë. Sipas BKA-së, shumica e viktimave janë gra, të rinj dhe të mitur, të cilët shpesh joshen përmes internetit me të ashtuquajturën “metodë dashnor-djalë”, një taktikë ku burra krijojnë marrëdhënie të rreme për t’i bërë vajzat emocionalisht të varura, përpara se t’i detyrojnë në prostitucion.
Policia paralajmëroi se më shumë se 200 raste përfshinin fëmijë dhe adoleshentë, pothuajse të gjitha në kontekstin e shfrytëzimit seksual komercial. Në disa raste, fëmijët madje janë ofruar për shitje në platforma online. “Një arsye për rritjen është mungesa e mekanizmave mbrojtës në platformat digjitale”, theksoi BKA në Wiesbaden.
Përveç shfrytëzimit seksual, 2024 shënoi gjithashtu numër rekord të hetimeve për shfrytëzim të punës. Rastet shpesh lidhen me agjenci punësimi të përkohshme dhe përfshijnë kryesisht punëtorë nga Evropa Lindore dhe Azia Juglindore.
BKA nënvizon se shifrat zyrtare nuk pasqyrojnë realitetin e plotë, pasi shumë viktima nuk i drejtohen autoriteteve nga frika apo mungesa e informacionit ligjor. Kjo bën që numri i rasteve në terren të mbetet dukshëm më i lartë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










