Kriza në Ukrainë
Gjermania premton ndihmë 1.3 miliardë euro për Ukrainën
Gjermania është zotuar se do t’i japë Ukrainës ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 1.3 miliardë eurosh. Në paketën e re të ndihmës përfshihen edhe katër sisteme të fuqishme kundërajrore të llojit IRIS-T, dhe municione për artileri.
Kështu njoftoi në Kiev më 21 nëntor ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Gjermania është kontribuuesja e dytë më e madhe e ndihmës ushtarake për Kievin, pas Shteteve të Bashkuara. Deri më tani, Berlini i ka dhënë Ukrainës tri sisteme moderne IRIS-T. Sistemi i fundit arriti në Ukrainë muajin e kaluar, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Pistorius qëndroi në Kiev më 21 nëntor në një vizitë të paparalajmëruar. Ai rikonfirmoi vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, teksa Kievi po vazhdon luftën kundër forcave ruse, të cilat nisën pushtimin shkurtin e vitit të kaluar.
Vizita e ministrit gjerman në Ukrainë u zhvillua një ditë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vizitoi këtë shtet.
Po më 20 nëntor, SHBA-ja njoftoi për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 100 milionë dollarësh.
Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh që kur ka nisur lufta me Rusinë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










