Lajme
Gjermania po armatoset: Fond special prej 100 miliardësh për ushtrinë
“Ne duhet të investojmë shumë më shumë në sigurinë e vendit tonë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë tonë në këtë mënyrë”, tha kancelari Scholz

Bundeswehr-i gjerman do të marrë 100 miliardë euro për investime dhe projekte armatimi nëpërmjet një fondi special, transmeton albinfo.ch. Paratë do të sigurohen me buxhetin federal për vitin 2022, ka njoftuar të dielën në Bundestag kancelari, Olaf Scholz.
Në të njëjtën kohë, ai premtoi se “tani e tutje, vit pas viti, Gjermania do të investojë më shumë se dy për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto në mbrojtjen tonë”.
Duke pasur parasysh pikën e kthesës të shkaktuar nga sulmi rus në Ukrainë, Bundeswehr-it i duhen “aftësi të reja, të fuqishme”, është shprehur Scholz, shkruan DPA.de. Synimi duhet të jetë që të bëhet gjithçka që nevojitet për të siguruar paqen në Evropë.
“Një gjë është e qartë: ne duhet të investojmë shumë më shumë në sigurinë e vendit tonë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë tonë në këtë mënyrë”, tha Scholz. Qëllimi është një Bundeswehr efikas, shumë modern dhe progresiv.
Ai u bëri thirrje të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag që të sigurojnë fondin e posaçëm në Ligjin Bazë. Ministri i Financave, Christian Lindner (FDP), planifikon të paraqesë buxhetin për vitin 2022 në kabinet më 9 mars.
Scholz theksoi se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në dy për qind të prodhimit ekonomik nuk ndodhi vetëm sepse u ishte premtuar aleatëve, përcjell albinfo.ch. “Ne po e bëjmë këtë edhe për veten tonë, për sigurinë tonë”.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj