Lajme
Gjermania planifikon të heqë fjalën “racë” nga Kushtetuta
Gjermania ka në plan për të hequr termin “racë” nga Kushtetuta e saj për shkak të shqetësimeve ligjore dhe rezervave nga komuniteti hebre, thanë burime qeveritare për AFP të premten.
Josef Schuster, kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, ishte shprehur kundër heqjes së këtij termi, duke arsyetuar se ai shërbeu si një kujtesë për persekutimin dhe vrasjen e miliona njerëzve, “veçanërisht hebrenjve”.
Kushtetuta e Gjermanisë, e njohur si Ligji Themelor, ka qenë në fuqi që nga viti 1949 si një mburojë kundër diktaturave si regjimi nazist që përkrahte politikën raciste, transmeton albinfo.ch.
Paragrafi tre thotë se “asnjë person nuk duhet të favorizohet apo të disfavorizohet për shkak të gjinisë, prejardhjes, racës, gjuhës, atdheut dhe origjinës, besimit apo opinioneve fetare apo politike”.
Debati rreth termit “racë” në Kushtetutë u intensifikua pas vrasjes së George Floyd në paraburgimin e policisë amerikane në vitin 2020 dhe protestave shoqëruese të “Black Lives Matter”.
Ministria e Drejtësisë së pari paraqiti një propozim në shkurt të vitit 2021 për të hequr termin, duke e zëvendësuar atë me diçka më të nuancuar.
“Ndryshimi kishte për qëllim të distanconte më tej ligjin bazë nga ideologjitë racore… duke ruajtur gjithashtu mbrojtjen kundër diskriminimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














