Lajme
Gjermania planifikon të heq karantinën për personat e infektuar me COVID-19
Momentalisht numri i personave të izoluar me infeksion arrin në katër milionë.
Gjermania planifikon t’i japë fund karantinës së detyrueshme për shumicën e njerëzve që infektohen me COVID-19, propozoi Ministria e Shëndetësisë të enjten.
Sipas rregullave ekzistuese, personat me COVID-19, duhet të qëndrojnë në karantinë për të paktën shtatë ditë.
Por Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach dëshiron ta ndryshojë atë në një izolim vullnetar pesë-ditor me rekomandimin e një testi COVID-19 në fund të asaj periudhe.
Sipas planeve, të hartuara nga ministria e tij dhe Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive, punonjësit shëndetësorë do të duhet të izolohen për pesë ditë dhe të kenë një test negativ PCR për t’i dhënë fund karantinës së tyre, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Propozimet, të cilat ende nuk janë diskutuar me autoritetet në 16 shtetet federale të Gjermanisë, janë shfaqur pasi rastet e COVID-19 u rritën në javët e fundit, duke goditur personelin në spitale dhe shumë vende të tjera të punës.
Numrat ditorë kanë rënë sërish ditët e fundit, me raportin e fundit që regjistroi 274,901 infeksione të reja të enjten
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










