Shkurt.ch
Gjermania përmirëson statusin e azilkërkuesve
Ata, pas tre muaj qëndrimi në azil, do të fitojnë të drejtën e lëvizjes ë lirë në gjithë Gjermaninë dhe në vend të ushqimit ose triskave do të marrin të hollla
Bundestagu gjerman ka vendosur të përmirësojë pozitën e azilkërkuesve në këtë vend. Ata ne të ardhmen, pas tre muaj qëndrimi në Gjermani do të fitojnë të drejtën e lëvizjes ë lirë në gjithë Gjermaninë. Sigurisht, kjo nuk vlen për ata azilkërkues dhe kanë vendimin për të lëshuar vendin.
Më tutje, po kështu pas tre muajve azilkërkuesit nuk do të mbështeten si deri më tash me gjësende dhe ushqime por me të holla.
Këto ndryshime i kanë votuar të enjten deputetët e Bundestagut me kërkesën e koalicionit të madh, gjegjësisht partive CDU dhe SD. Me to bien poshtë përkufizimi i quajtur “detyrimi rezidencial” për azilkërkuesit dhe personat me status të refugjatëve “të duruar” ose të toleruar (Duldung).
Ata deri më tash është dashur të marrin leje për të udhëtuar nga vendi ku banojnë në një qark tjetër të vendit.
“Pas gjithë asaj që ata kane përjetuar, ne u mundësojmë atyre pak normalitet”, ka deklaruar i ngarkuari për integrim në Qeverinë Federale. Aydan Özoguz nga SPD.
Me ndryshmet e sotme të ligjit, të bëra në mbledhjen e Bundestagut ne po ua përmirësojmë ndjeshëm jetën refugjatëve dhe personave të toleruar në Gjermani”, ka shtuar ai. “Një copë normaliteti” është sipas Özoguz edhe kalimi nga triskat ose racionet ushqimore që u jepeshin deri më tash azilkërkuesve, në mbështetjen me të holla.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










