Shkurt.ch
Gjermania përfiton nga të huajt
Nga aspekti financiar Gjermania përfiton nga të huajt që qëndrojnë në vend, thotë një studim i realizuar nga Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane
Një studim i ri i Fondacionit Bertelsmann ka treguar se sistemi social në Gjermani ka pësuar rritje financiare për shkak të emigrantëve.
Siç raportojnë mediet gjermane 6.6 milion njerëz pa pasaportë gjermane kontribuan me 22 miliardë euro në sistemin social gjerman në vitin 2012. Pjesa më e madhe e studimeve bazohen në të dhënat e censusit, që regjistrojnë kombësinë, por nuk marrin parasysh prejardhjen e migracionit.
Ata të huaj, të cilët kanë një pasaportë gjermane dhe që në përgjithësi janë emigrantët më të suksesshëm janë lënë jashtë statistikave.
Studimi hedh poshtë supozimin se emigrantët janë një barrë për sistemin social gjerman. Sipas një sondazhi të kryer nga fondacioni, dy të tretat e gjermanëve mendojnë se emigrantët janë një barrë për Gjermaninë.
Fondacioni ka llogaritur gjithashtu se mesatarisht të huajt paguajnë 3000 euro më shumë në taksa dhe kontribute sociale në krahasim me atë që marrin në formën e benefiteve.
Studimi mund të lexohet edhe ndryshe. Numri i emigrantëve të papunë është tre herë më i lartë se i gjermanëve. Prandaj nevojitet më shumë punë në edukimin e brezit të dytë të emigrantëve. 40% e fëmijëve të emigrantëve marrin edukim më të lartë se prindërit e tyre, ndërkohë 60% të tjerë jo.
Nëse brezat e rinj të emigrantëve do të ishin integruar më mirë në tregun e punës, kontributi i tyre do të ishte katër herë më i madh.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










