Lajme
Gjermania përballet me rritje të numrit të certifikatave të falsifikuara të vaksinimit
Mësohet se Policia në Gjermani po heton mijëra raste të falsifikimeve të dyshuara të certifikatave të vaksinës anti-COVID, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat nga 16 zona treguan se mbi 12 mijë hetime janë hapur në vend.
Dpa raportoi se numri u rrit në dhjetor, pasi autoritetet njoftuan për kufizime të reja që të pavaksinuarit mbeteshin jashtë eventeve publike.
Ata që morën certifikata false ose i pajisën të tjerët me këto certifikata, mund të përballen me dënime, nga gjobat deri te dënimet me burgim apo humbje të punës.
Gjermania pritet të fillojë debatimin për ta bërë vaksinimin të detyruar gjatë muajve në vijim.
Gati 73% e popullsisë së Gjermanisë janë plotësisht të vaksinuar, me gati 48% me doza përforcuese.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











