Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania paralajmëron udhëtarët e saj
Paralajmërimi për udhëtimi nuk do të thotë ndalim, por bëhet për arsye parandalimi të rreziqeve
Gjermania ka zgjeruar paralajmërimet për turistët që duan të shkojnë në Spanjë. Tri rajoneve, ndër to Katalonia me metropolin turistik të Barcelonës dhe plazhet në Costa Brava, për të cilat vlen paralajmërimi dhe është që në fuqi që nga fundi i korrikut, iu shtuan tani edhe Madridi dhe territoret e baskëve.
Spanja është prekur rëndë nga COVID-19 dhe si vatra të reja rajonale infeksioni konsiderohen edhe Aragónia, Katalunja dhe Navarra. Kurse në jug të Spanjës dhe në ishuj niveli i infektimeve është në nivel të ulët ose të mesëm, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Paralajmërime për udhëtime në Evropë
Një paralajmërim për udhëtim zakonisht lëshohet, nëse numri i infeksioneve të reja me Covid-19 e tejkalon nivelin e 50 rasteve për 100,000 banorë brenda shtatë ditëve. Përveç rajoneve të sipërpërmendura në Spanjë, të prekura janë edhe Luksemburgu, provinca belge e Anversës dhe disa rajone në Bullgari dhe Rumani.
Testime të detyrueshme
Kushdo që kthehet në Gjermani nga një zonë e konsideruar si zonë rreziku, si rajonet e përmendura në Spanjë, duhet të testohet për koronën.
Aktualisht paralajmërime për udhëtim ekzistojnë për më shumë se 160 vende, por vetëm rreth 130 prej tyre klasifikohen si zona rreziku.
Paralajmërimi për udhëtim nuk do të thotë ndalim, por bëhet për arsye parandalimi të rreziqeve. Sidoqoftë, në rast se për një vend ekziston një paralajmërim, ky ka gjithashtu një anë pozitive për konsumatorët, sepse udhëtarët kanë të drejtë t’i anulojnë prenotimet pa pagesë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










