Lajme
Gjermania paralajmëron personat që ende nuk janë vaksinuar
Tashmë dihet se numri i infektimeve në Gjermani ka kaluar shifrën prej 50.000 në ditë.
Nga situata e krijuar, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, paralajmëron personat që nuk janë vaksinuar.
Gjendja me pandeminë është acaruar shumë javët e fundit në Gjermani. Janë rritur mbi 50.000 shifrat e infektimeve ditore, ndërsa rreth 250 kanë vdekur brenda 24 orësh. E numri i personave që nuk duan të vaksinohen edhe më tej është rreth 30%. Kancelarja në detyrë, Angela Merkel, tha se personat që nuk janë vaksinuar duhet të kuptojnë se ata duhet të kujdesen edhe për shëndetin e të tjerëve dhe jo vetëm për veten.
Gjatë fjalimit në një samit për biznes, e ftuar nga kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, Angela Merkel tha se është detyrë e politikanëve që t’i krijojnë mundësitë për ndërhyrje serioze, duke qenë të sinqertë me publikun.
“Duhet ta bëjmë të qartë se unë e kam të drejtën për t’u vaksinuar dhe ky është fat i madh, arritje e madhe e shkencës dhe teknologjisë, por unë gjithashtu kam një obligim të qartë për të kontribuuar në mbrojtjen e shoqërisë”, theksoi kancelarja në detyrë.
Merkeli tha se sfidat e pandemisë dhe të ndryshimeve klimatike janë të ngjashme, sepse ato të dyja janë procese eksponenciale, ashpërsia e të cilave është vështirë të njihet në fillimin e rritjes.
“Kur e shihni fillimin e një rritjeje eksponenciale, filloni të veproni menjëherë dhe të kuptuarit e rritjes eksponenciale nuk është i përhapur shumë në shoqëritë tona”, nënvizoi Angela Merkel.
“Kjo është arsyeja pse ne gjithashtu kemi qenë aq të pashqetësuar për ndryshimet klimatike, që gjithashtu kanë rritje eksponenciale dhe ne duhet të veprojmë me kohë, kur nuk është aspak e dukshme se si do të rriten numrat”, tha Merkel.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












