Lajme
Gjermania paralajmëron masa anti-Covid para vjeshtës
Nevojiten masa, kjo është e qartê dhe e padiskutueshme, duhet të jemi të përgatitur, tha ministri i shëndetësisë
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, ka paralajmëruar për një valë të re katastrofike të koronavirusit në Gjermani në rast se nuk merren masat e nevojshme për të kontrolluar Covid-19 përpara sezonit të vjeshtës.
“Nëse në vjeshtë ne do të ishim pa masa të mëtejshme mbrojtëse, pa maska, pa asgjë, do të thoshte se numri i rasteve do të rritej ndjeshëm, dhe gjithashtu njësitë e kujdesit intensiv do të mbingarkoheshin”, tha dje Lauterbach gjatë një vizite në Uashington, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Në të njëjtën kohë, personeli i spitalit mund të sëmuret, duke shkaktuar më shumë tendosje në sistemin shëndetësor. Do të ishte si një qiri që digjet në të dy skajet”, tha Lauterbach.
“Nevojiten masa, kjo është e qartë… dhe e padiskutueshme, duhet të jemi të përgatitur”, shtoi ai.
Lauterbach tha se ai nuk dëshironte të përcaktonte se çfarë masash mund të zbatoheshin, duke thënë se këto ishin objekt i negociatave konfidenciale me degët e tjera të qeverisë, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë.
“Baza ligjore për grupin aktual të kufizimeve të koronavirusit të Gjermanisë skadon më 23 shtator, kohë në të cilën qeveria duhet të vendosë për masat e reja”, tha Lauterbach.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











