Lajme
Gjermania nuk planifikon të lehtësojë masat anti-Covid

Është bërë e ditur se Gjermania nuk do të lehtësojë masat anti-Covid, edhe pse numri i të infektuarve në vend është duke u ulur. Kështu është shprehur Steffen Seibert, zëdhënës i qeverisë së Anglea Merkel-it, transmeton albinfo.ch.
Instituti Robert Koch i vendit njoftoi se shkalla e infektimit në Gjermani është “rrafshuar”, ndërsa shprehu “optimizëm të kujdesshëm”. Por Seibert u tha gazetarëve në konferencën për shtyp të qeverisë se Gjermania “nuk mund të ketë si opsion shtimin sërish të rasteve me Covid-19.
Ndërkohë numri i rasteve ditore në Gjermani të arriti një shtunën arriti në 22.000, një ulje e konsiderushme në dallim me ditët tjera. Vendi ka qenë në bllokim të pjesshëm që nga 2 nëntori.
Merkel pritet të takohet me udhëheqësit shtetërorë të vendit të hënën për të rishikuar izolimin, por Seibert tha se “nuk pritet lehtësim i kufizimeve”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Detaje të reja 25-vjeçarit shqiptar në Itali Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit në Itali. Viktima Rivaldo Rusi 25-vjeç u...
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht