Lajme
Gjermania nuk e konsideron Kosovën zonë rreziku për COVID-19
Instituti Robert Koch në Gjermani ka bërë një sërë ndryshimesh në listën e vendeve me rrezik për shkak të virusit COVID-19. Paralajmërimet hiqen për Kosovën dhe disa shtete të tjera.
Siç raporton DW, Armenia, Azerbajxhani, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Libani, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Qipro dhe Ukraina janë hequr nga lista e zonave të rrezikut.
Kjo vlen edhe për dy rajone në Norvegji dhe ishullin Madeira në Portugali. Kushdo që vjen në Gjermani nga këto zona nga toka në të ardhmen nuk duhet të respektojë më asnjë kufizim hyrjeje për shkak të Coronavirusit. Për të gjitha këto vende dhe rajone, Ministria e Jashtme gjermane nuk bën më paralajmërim për udhëtimet.
SHBA dhe Kanada gjithashtu që nga e diela nuk janë më zona rreziku. Megjithatë, në këto dy shtete ekziston ende ndalimi i hyrjes për gjermanët që nuk jetojnë atje.
Për shkak të numrit në rënie të infektimeve me Coronavirusit, qeveria federale heq nga lista e shteteve zona rreziku edhe të gjithë Austrinë dhe pjesë të Greqisë, Kroacisë dhe Zvicrës. Kjo u njoftua nga Instituti Robert Koch (RKI). BE po punon për një “frenë emergjence” nëse situata përkeqësohet përsëri. /dw
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










