Bota
Gjermania nuk do të bashkëpunojë në Ngushticën e Hormuzit
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe e gjithë qeveria gjermane, nuk e shohin vendin pjesë të një misioni detar, të udhëhequr nga SHBA-ja në ngushticën e Hormuzit, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Gjermania nuk e konsideron të nevojshme pjesëmarrjen në një mision të udhëhequr nga SHBA-ja në situatën aktuale.
Ambasada e SHBA-së në Berlin tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar nga Gjermania të bashkohej me Francën dhe Britaninë, në një mision për të mbrojtur transportuesit që qarkullojnë në Ngushticën e Hormuzit, si dhe për të luftuar “agresionin iranian”.
Në një kohë të tensionit të shtuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, Uashingtoni ka propozuar forcimin e përpjekjeve për të ruajtur Ngushticën e Hormuzit që gjendet në rajonin e Gjirit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës në botë, raportojnë mediat e huaja.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











