Lajme
Gjermania, nga 7 qershori, heq kufizimet në vaksinim
Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Spahn tha se sistemi aktual i vaksinimit, që u jep përparësi grupeve më të cenueshme, nuk do të vlejë më.
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, tha se vendi i tij, nga data 7 qershor, do të hapë vaksinimin kundër koronavirusit për të gjithë.
Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Spahn tha se sistemi aktual i vaksinimit, që u jep përparësi grupeve më të cenueshme, nuk do të vlejë më.
“Kjo nuk do të thotë se secili do të sigurojë termin brenda ditësh, por secili që dëshiron të vaksinohet, do të ketë mundësi”, tha Spahn.
Ai tha se fushata e vaksinimit në Gjermani ka marrë hov javëve të fundit dhe se, deri në fund të majit, rreth 40 për qind e popullsisë gjermane do të jetë e vaksinuar me së paku një dozë.
Spahn tha se 70 për qind e personave mbi 60 vjeç kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa një e katërta e tyre janë vaksinuar plotësisht, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Në total, në Gjermani – vendin me 83 milionë banorë – janë dhënë 40 milionë doza vaksinash dhe nëntë milionë njerëz janë të vaksinuar plotësisht.
Gjermania përdor tri vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.
Të tria këto vaksina duhet të jepen me dy doza, për të pasur efektin maksimal.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Gjermania ka regjistruar mbi 3.6 milionë raste me koronavirus dhe mi 86,000 viktima.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris Festimet për Pavarësinë e Kosovës bashkojnë shqiptarët në kryeqytetin francez... -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë, -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











