Lajme
Gjermania ndër vendet me përqindjen më të lartë të punës nga shtëpia në botë
Gjermania renditet ndër vendet ku puna nga shtëpia është më e përhapur, veçanërisht në mesin e të diplomuarve universitarë. Sipas një analize të re të Institutit të Ekonomisë ifo, gjermanët punojnë mesatarisht 1.6 ditë në javë nga shtëpia, një shifër që tejkalon dukshëm mesataren globale prej 1.2 ditësh, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Studimi përfshiu të dhëna nga 40 vende dhe fokusohet tek punonjësit me arsim të lartë, që punojnë me kohë të plotë të paktën gjashtë orë në ditë. “Pavarësisht shembujve të kompanive që kërkojnë rikthimin e punonjësve në zyrë, rezultatet tona tregojnë se puna nga shtëpia ka mbetur e qëndrueshme që nga viti 2023,” tha studiuesi i ifo, Mathias Dolls.
Në Evropë, vetëm Finlanda tejkalon Gjermaninë me një mesatare prej 1.7 ditësh pune nga shtëpia në javë. Në shkallë globale, rekordin e mban Kanadaja me 1.9 ditë, pasuar nga Mbretëria e Bashkuar me 1.8 ditë. SHBA dhe India qëndrojnë në të njëjtin nivel me Gjermaninë, ndërsa vende si Koreja e Jugut (0.5 ditë), Kina dhe Greqia (0.6 ditë secila) kanë normat më të ulëta, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit, prindërit e fëmijëve të vegjël janë ata që më shpesh ndajnë javën e tyre të punës mes shtëpisë dhe vendit të punës. Ndërkohë, ata pa fëmijë priren të punojnë plotësisht ose në distancë, ose në zyrë. Diferenca gjinore është minimale, por dëshira për të punuar nga shtëpia është më e theksuar tek gratë me fëmijë sesa tek gratë pa fëmijë.
Rezultatet nënvizojnë një ndryshim të qëndrueshëm në kulturën globale të punës, me Gjermaninë si një nga shembujt më të dukshëm të përqafimit të fleksibilitetit në punë pas pandemisë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












