Lajme
Gjermani: 200 miliardë euro ndihma për qytetarë dhe kompanitë gjermane
Sot është vendosur krijimi i një Fondi për ndihmën e qytetarëve dhe kompanive gjermane
Sot, Bundestagu gjerman ka vendosur për krijimin e një Fondi për ndihmën e qytetarëve dhe kompanive, për shkak të krizës energjetike, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se fondi është miratuar, ndonëse kjo është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse ajo parashikon frenimin e borxheve. Por një hap i tillë lejohet në një “situatë të jashtëzakonshme emergjente”. Për mundësinë e futjes në borxhe të reja votuan 390 deputetë, kundër 239 dhe abstenuan 36 deputetë.
Ndërkohë, qeveria gjermane e justifikon heqjen e sërishme të rregullit për frenimin e borxhit me efektet e agresionit rus në Ukrainë në çmimet e energjisë. Sipas vendimit, rritja drastike e çmimeve paraqet një barrë të konsiderueshme, ndonjëherë kërcënuese për vetë ekzistencën e njerëzve që preken nga çmimet e larta, por edhe të kompanive në Gjermani.
Vendimi i sotëm parashikon krijimin e Fondit për Stabilizim ekonomik (WSF), ku do të paguhen 200 miliardë euro të marra kredi. Këto para ishin parashikuar më parë për luftimin e pasojave të pandemisë Corona, ndërsa tani do të derdhen në këtë fond. Fondet mund të përdoren deri në mesin e vitit 2024. Krahas frenimit të çmimit të gazit, do të financohet pjesërisht edhe frenimi i çmimit të energjisë elektrike, si dhe ndihma për kompanitë si dhe importuesit e gazit, të cilat janë futur në telashe si pasojë e krizës energjetike.
/Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











