Lajme
Gjermania merr miliarda euro kredi e grante nga BE

Gjermania dhe katër vende të tjera të Bashkimit Evropian kanë marrë disa miliardë euro kredi dhe grante nga BE-ja, njoftoi sot Komisioni Evropian.
Paratë vijnë nga “Fondi i Rimëkëmbjes së Covid-19” i BE-së, i cili u krijua në 2021 për të trajtuar pasojat ekonomike nga pandemia.
“Gjermania mori 13,5 miliardë euro – pas zbatimit të reformave në politikën e klimës dhe energjisë, si dhe digjitalizimin”, tha komisioni.
Kjo përfshin zhvillimin e mëtejshëm të një strategjie kombëtare të hidrogjenit dhe promovimin e lëvizshmërisë së pastër.
Deri më tani, Gjermania ka marrë 19,75 miliardë euro – për dixhitalizimin e administratës publike dhe transportin më miqësor ndaj klimës, si promovimi i automjeteve elektrike.
Gjermania mund të aksesojë deri në 30,3 miliardë euro nga fondi.
Republika Çeke, Italia, Rumania dhe Portugalia gjithashtu morën një total prej rreth 50 miliardë eurosh nga fondi.
Për të përfituar ndihmën, shtetet e BE-së duhet të paraqesin një plan për projektet e investimeve dhe reformave digjitale dhe të qëndrueshme.
Financimi është i bazuar në performancë dhe disbursohet vetëm pasi të jenë arritur kushtet e përcaktuara për zbatimin e reformave.
Fondet financohen nga borxhi, i cili duhet të shlyhet bashkërisht deri në vitin 2058.
E-Diaspora
-
Detaje të reja 25-vjeçarit shqiptar në Itali Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit në Itali. Viktima Rivaldo Rusi 25-vjeç u...
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht