Lajme
Gjermania merr masa për reduktimin e gazit rus
Berlin po ofron miliarda euro financim për të mbështetur reduktimin në përdorimin e gazit për energji dhe industri
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, ka njoftuar se po përgatit masa për të frenuar konsumin e gazit natyror dhe për t’u larguar nga furnizimet tashmë të reduktuara të gazit rus, raporton agjencia gjermane të lajmeve dpa.
Sipas tij, qeveria në Berlin po ofron miliarda euro financim për të mbështetur reduktimin në përdorimin e gazit për energji dhe industri.
“Objektet e magazinimit gjithashtu do të mbushen më tej përpara fillimit të dimrit”, tha ai, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Thuhet se termocentralet me qymyr do të ndihmonin në kompensimin e mungesës.
Një projektligj i miratuar nga Qeveria gjermane siguron që termocentralet me qymyr që ishin planifikuar të mbylleshin më parë të mbeten në gjendje funksionale.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











