Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania me teste falas nga 1 marsi
Gjermania planifikon t’u ofrojë të gjithë qytetarëve test të shpejtë të koronavirusit pa pagesë nga 1 marsi, sipas ministrit të Shëndetësisë në vend.
Jens Spahn tha se testet e shpejta të antigjenit janë mjaftueshëm në dispozicion në treg për të lejuar qendrat lokale të testimit dhe farmacitë që të ofrojnë testet falas. Në nisje të javës, mediat gjermane raportuan se Spahn planifikon të zgjerojë strategjinë kombëtare të testimit, për të lejuar testimet falas, ndërkohë që qeveria federale mban barrën e kostove.
Spahn kërkon gjithashtu që të disponojë për të gjithë, testet që mund të ndërmerren në shtëpi, menjëherë sa të miratohen nga organet rregullatore. “Këto opsione të testimit mund të kontribuojnë tek jetesa e sigurtë e të gjithëve, veçanërisht në shkolla dhe qendrat e kujdesit”, shkroi Spahn në Twitter, duke shtuar se ministria e shëndetësisë po negocion me firmat prodhuese, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Numri i infeksioneve ditore në Gjermani ka rënë në javët e fundit, duke prekur 3,856 ditën e Martë. Liderët gjermanë ranë dakord javën e kaluar për të shtrënguar kufirin që do lejojë rihapjen graduale të ekonomisë, në një normë të infeksionit në 35 raste për 100,000 njerëz, nga 50 që ishte kufiri i kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













