Lajme
Gjermania me rregullat për distancim social deri më 29 qershor
Qeveria gjermane dhe krerët e landeve janë pajtuar që të zgjasin rregullat për distancim social deri më 29 qershor për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit, ka njoftuar një zëdhënës i qeverisë.
Marrëveshja e së martës, e konfirmuar nga zyrtari, vjen pas një përplasje se sa shpejt duhet të lehtësohen masat, që e kanë ndihmuar Gjermaninë për të mbetur me raport më pak negativ se vendet tjera në Evropë sa i përket vdekjeve nga koronavirusi.
Nën marrëveshjen e re, grumbullimet publike deri në 10 persona do të lejohen nga 6 qershori, ka bërë të ditur zyrtari, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
Kancelarja Angela Merkel kishte sugjeruar fillimisht zgjatjen e rregullit për distancim social, që kërkon njerëzit të rrinë larg njëri-tjetrit së paku 1.5-metra distancë, deri më 5 korrik, me lideren që frikësohet nga një valë e dytë e rasteve.
Gjermania deri tash ka 8372 vdekje, më pak se Italia, Spanja, Franca e Britania dhe lehtësimi i parë i masave duket se nuk ka shkaktuar shpërthim të rasteve të reja.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta










