Lajme
Gjermania, me çmimet më të larta të karburanteve në Evropë
Shifrat zyrtare tregojnë se nafta kushton 2,06 euro (2,24 dollarë) për litër në Gjermani që nga 4 prilli, 45 centë më shumë se në Poloninë fqinje.
Çmimet e karburantit në Gjermani janë aktualisht ndër më të lartat në Evropë.
”Në gjithë BE-në çmimi i naftës në Gjermani tejkalohet vetëm nga Finlanda dhe Suedia”, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave.
Të dhënat më të fundit tregojnë se çmimet kanë rënë lehtësisht, por jo aq sa në vendet e tjera të BE-së.
Çmimi i naftës regjistroi 1,76 euro në Luksemburg, 1,84 në Austri dhe 1,89 në Francë.
Nafta më e lirë në BE gjendet në Maltë me 1,21 euro (1,32 dollarë) për litër dhe në Hungari me 1,42 euro.
Gjermania është gjithashtu një nga vendet më të shtrenjta në Evropë për super benzinën.
Më 4 prill ishte vendi më i shtrenjtë në BE, së bashku me Greqinë, me 2,06 euro për litër.
Vendi fqinj më i lirë për benzinën E5 është Polonia me 1,42 euro për litër, 64 centë më lirë se Gjermania, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Pason Austria me 1,72 euro, Luksemburgu me 1,73, Republika Çeke me 1,81 dhe Franca me 1,83 euro për litër.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









