Shqipëria
Gjermania mbështet marrëveshjen e Shqipërisë dhe Italisë lidhur me emigrantët
Pas Italisë, kërkesë edhe nga Gjermania, kryeministri i landit bavarez me Ramën: Një zgjidhje e tillë na ndihmon
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët duket se është parë më interes të madh në Gjermani, e kjo u lexua qartë edhe në komentet e kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, i cili pohoi se e sheh atë si një model të mundshëm për Europën, përcjell albinfo.ch.
“Një zgjidhje e tillë vërtet mund të na ndihmojë”, qe deklarata e Söder gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama atje, i cili mori pjesë në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Kristian-Sociale, CSU, të mbajtur në manastirin Banz. Madje, sipas kreut të ekzekutivit bavarez, modeli shqiptaro-italian është edhe më bindës sesa ai britanik që parashikon dërgimin e refugjatëve në Ruanda.
Deklaratë kjo që tregon interes të afërt për një marrëveshje tjetër me Shqipërinë.
Kryeministri Rama nënshkroi këtë vjeshtë me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, një ujdi për ngritjen e dy kampeve të emigrantëve në tokën shqiptare. Qëllimi është të frenohet emigracioni i paligjshëm përmes Detit Mesdhe drejt Italisë, e rrjedhimisht edhe drejt vendeve të tjera të bllokut europian. Edhe pse në të dyja vendet, zëra, sidomos opozitarë kanë ngritur dyshime nëse kjo marrëveshje është e realizueshme ligjërisht, në muajin nëntor zyrtarja më e lartë e BE-së për emigracionin, komisionarja Ylva Johansson e pohoi qartazi se pakti që i mundëson Italisë të ndërtojë qendra të pranimit në Shqipëri për mijëra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe nuk e shkel ligjin e Bashkimit Europian.
“Vlerësimi fillestar i shërbimit tonë ligjor është se marrëveshja Shqipëri-Itali është në fakt jashtë ligjit të BE-së, e normalisht nuk e shkel atë”, u shpreh ajo, në një deklaratë që nënkupton se për pasojë, ujdia nuk ka përse të dërgohet për shqyrtim para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










