Kosova
Gjermania lëshon mbi 17 mijë viza pune për kosovarët
Vetëm brenda dy viteve Ambasada Gjermane në Prishtinë, ka lëshuar 48 mijë e 838 viza, prej tyre 11 mijë e 593 viza pune për qytetarët e Kosovës.

Mbi 17 mijë viza pune për kosovarët ka lëshuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë vetëm për 2017-2018. Përveç Gjermanisë, viza pune kanë lëshuar edhe Sllovenia dhe Kroacia. Deri në fillim të dhjetorit Sllovenia ka lëshuar mbi 10 mijë viza të përkohshme për qytetarët kosovarë, të cilët kanë të drejtë pune në këtë vend.
Vetëm brenda dy vjetëve Ambasada Gjermane në Prishtinë ka lëshuar 48 mijë e 838 viza, prej tyre 11 mijë e 593 viza pune për qytetarët e Kosovës. Kjo lehtësi e marrjes së një vize gjermane erdhi pas marrëveshjes që Qeveria e Kosovës kishte bërë me qeverinë gjermane më 10 maj të vitit 2016.
Por nuk është vetëm shteti gjerman që lejon që kosovarët të shkojnë të punojnë me dokumente dhe vizë punë.
Me viza të tilla qytetarët po pajisen edhe nga Ambasada e Kroacisë dhe Sllovenisë.
Shtetet e BE-së janë kthyer në destinacionin kryesor për qytetarët e Kosovës për të gjetur një jetesë më të mirë. Gjermania i prin listës së kërkesave të kosovarëve që kërkojnë viza pune, duke u ka ofruar punë si mjekë, infermierë, inxhinierë të të gjitha kategorive, teknikë kompjuterësh, zanatçinj, si hidraulikë, elektricistë, muratorë, punëtorë të ndërtimtarisë etj.
Vetëm brenda vitit 2018, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka lëshuar rreth 25 mijë e 098 viza, prej tyre 5 mijë e 296 viza të punës për kosovarë, të cilët kanë kërkuar punë jashtë vendit. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i kërkesave ka shënuar rritje.
Në vitin 2017, Ambasada Gjermane kishte lëshuar 23 mijë e 741 viza, prej tyre 6 mijë e 297 viza për punësim, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane dhënë për Insajderin.
Përveç Gjermanisë, një numër i madh i kosovarëve kanë aplikuar edhe në Kroaci.
“Gjatë vitit 2018, Kroacia ka lëshuar gjithsej 23 mijë 754 viza pune, kurse vetëm për qytetarët e Kosovës, të cilët kanë aplikuar për viza pune, ka lëshuar 2 mijë e 065”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Kroacisë.
Kurse, Ambasada sllovene në Kosovë, vetëm gjatë vitit 2019, ka lëshuar 10 mijë 121 viza të përkohshme për qytetarët e Kosovës.
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2018, rreth 3.2 milionë leje të qëndrimit u lëshuan nga Bashkimin Evropian (BE) për qytetarët jo-BE.
Bazuar në këto të dhëna vetëm 1% më shumë janë arsyet familjare në kërkesat për viza krahasuar me ato për punësim.
“Arsyet familjare përbëjnë gati 28%, kurse arsyet e punësimi 27%, arsye arsimore për 20%, ndërsa arsye të tjera 24%”, sipas të dhënave të Eurostatit.
Rritet numri i kërkesave për viza pune në Slloveni
Përveç Gjermanisë, edhe Sllovenia po shihet si një mundësi e mirë punësimi nga qytetarët e Kosovës.
Për dy vite, numri i aplikimeve për viza pune në ambasadën e Sllovenisë ka shënuar rritja.
Vetëm gjatë vitit 2019 Ambasada Sllovene në Kosovë ka lëshuar 10 mije 121 viza te përkohshme për qytetarët e Kosovë, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Sllovene në Kosovë dhënë për Insajderin.
Sipas, Ambasadës Sllovene, personat të cilëve u jepet një leje qëndrimi e përkohshme, kanë të drejtë punësimin në këtë shtete.
Në janar të po këtij viti, numri i qytetarëve të cilët kanë marrë viza të përkohshme ishte me i ulët kurse pas 8 muajve ky numër arriti një shifër të lartë.
Nga 7 mijë e 459 sa ishin në janar të vitit 2019, deri në shtator ky numër arrit në 10 mijë e 121, shkruan Gazeta Insajderi.
Në vitin 2018, Ambasada Sllovene kishte lëshuar 21 mijë e 930 viza. Kurse vetëm viza pune ka lëshuar 7 mijë e 089.
Qytetarët e Kosovës nga kjo ambasadë janë pajisur edhe me viza të përhershme, ku një vizë e tillë të bënë shtetas të Sllovenisë.
Gjatë vitit 2019, leje të përhershme qëndrimi nga ky shtet kanë marrë plot 15 mijë e 451 qytetarë të Kosovës. Ndërsa, gjatë vitit 2018, me vizë të përhershme janë pajisur 14 mijë e 841 qytetarë.
Mbi gjysmë milioni kosovarë emigruan për 10 vjet.
Shteti më i ri në Evropë – Kosova është në vendin e dytë për nga shkalla e emigrimit në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas, Institutit Epik, për 10 vjet nga Kosova kanë emigruar 529 mijë e 647 qytetarë, apo 30% të popullsisë.
Vetëm gjatë viti 2018 sipas këtyre të dhënave kanë emigruan 42 mijë e 868 qytetarë.
Kurse, në mënyrë ilegale gjatë këtyre 10 vjetëve emigruar 141 mijë e 900 qytetarë të Kosovës.
Vetëm në vitin 2018, prej tyre kanë kërkuar azil rreth 3 mijë e 295 kosovarë.
Sa u përket vendeve të BE-së, të cilat kanë pranuar më së shumti azilkërkues, janë Gjermania e Franca.
Gjermania prin me 83 mijë e 880, e ndjekur nga Franca, me 41 mijë e 885 kërkesa.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor