Lajme
Gjermania lejon pushimet verore në Turqi

Gjermania hoqi dje pjesërisht paralajmërimin e saj të udhëtimit në Turqi për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), duke lejuar pushimet verore në destinacione të njohura, si Antalia, Izmir, Fet`hiye dhe Aydin, përcjell albinfo.ch.
Pas konsultimeve midis zyrtarëve gjermanë dhe turq, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë azhurnoi këshillën e udhëtimit nga “vetëm thelbësor” në Turqi, duke thënë se destinacionet me shkallë të ulët të infeksionit, si lokacionet bregdetare Antalya, Izmir, Mugla dhe Aydin, tani janë të përjashtuara nga kjo këshillë.
Si masë paraprake, udhëtarëve që kthehen në Gjermani do t’u kërkohet test negative PRC të kryer jo më shumë se 48 orë para mbërritjes.
Në muajin mars, Berlini zyrtar lëshoi një paralajmërim global të udhëtimit për qytetarët e saj, për të shmangur udhëtimet jothelbësore jashtë vendit për shkak të përhapjes të COVID-19 dhe kufizimeve të udhëtimeve ndërkombëtare ajrore.
Tre muaj më vonë ajo hoqi paralajmërimin e saj të udhëtimit vetëm për vendet e BE-së dhe vendet nga zona Schengen, por e zgjati atë për të gjitha vendet e tjera deri në fund të gushtit.
Paralajmërimi gjerman i udhëtimit u kritikua gjerësisht nga industria e turizmit.
Turqia është një nga destinacionet më të njohura për pushuesit gjermanë. Gati 5 milionë turistë gjermanë udhëtuan në Turqi vitin e kaluar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit