Bota
Gjermania lejohet të ekstradojë qytetarë të BE
Sipas së drejtës së Bashkimit Evropian, një shtet i BE lejohet t'i trajtojë shtetasit e vet ndryshe nga shtetasit e shteteve të tjera anëtare të BE, tha Gjykata
Një italian u arrestua në Gjermani, në një ndalim tranzit në fluturimin e tij nga Nigeria në Itali. Mbi bazën e një marrëveshjeje përkatëse ai iu dorëzua SHBA. Atje e kërkonin për shkelje ligjore të së drejtës së karteleve dhe më vonë e dënuan me gjobë dhe me dy vjet heqje lirie.
Kushtetuta gjermane përmban një ndalim ekstradimi për qytetarë gjermanë. Ata nuk lejohet të ekstradohen në shtete të treta jashtë Bashkimit Evropian, raporton “DW”.
Prandaj italiani kërkoi një dëmshpërblim nga Gjermania. Ai argumenton se ndalimi i ekstradimit në ligjin themelor gjerman duhet të vlejë edhe për qytetarë të BE, përndryshe do të shkelej klauzola e ndalimit të diskriminimit në BE, përcjell albinfo.ch.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi ndryshe. Sipas së drejtës së Bashkimit Evropian, një shtet i BE lejohet t’i trajtojë shtetasit e vet ndryshe nga shtetasit e shteteve të tjera anëtare të BE, tha Gjykata. Kjo vërtet që e kufizon lirinë e lëvizjes brenda BE, por është legjitime, për të ndjekur veprat penale dhe për t’i ndëshkuar ato.
Por Gjykata Evropiane e Drejtësisë bëri të qartë se shteti i origjinës duhet të ketë me përparësi mundësinë që ta “kërkojë për vete” me anë të një Fletëarrestimi Evropian shtetasin e vet. Në rastin e italianit, drejtësinë italiane vërtet që e informuan, por Italia nuk nxori urdhër arresti. Ekstradimi në SHBA në këtë mënyrë qe në përputhje me ligjin.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












