Lajme
Gjermania lehtëson kufizimet e udhëtimeve për Kosovën nga 25 qershori
Nga 25 qershori do të ketë lehtësime të kufizimeve për udhëtimet nga Kosova drejt Gjermanisë, për personat e vaksinuar kundër COVID-19.
Njoftimin e bëri të ditur Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ku theksoi se personat e vaksinuar, dy javë pas marrjes së dozës së fundit të vaksinës do të mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë për qëllime të ndryshme, përfshirë edhe ato turistike, me kusht që të posedojnë vizën Schengen.
“Nga 25.06.2021 lehtësime të kufizimeve të udhëtimit nga Kosova drejt Gjermanisë për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19. Me efekt nga data 25.06.2021 për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 sërish do të jenë të mundshme udhëtimet nga Kosova drejt Gjermanisë me parakushte të caktuara. Personat plotësisht të vaksinuar, 2 javë pas marrjes së vaksinës së fundit, do të mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë për vizita, udhëtime afariste dhe qëllime turistike, me kusht që të posedojnë vizën eventualisht të nevojshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










