Lajme
Gjermania heq kufizimet për eksportet e armëve në Izrael
Gjermania ka bërë të ditur se do të largoj kufizimet në eksportet e armëve në Izrael, duke theksuar një “armëpushim të stabilizuar” në Gaza dhe përparimin e fundit diplomatik në rajon.
“Vendimi hyn në fuqi më 24 nëntor dhe e kthen vendin në shqyrtim rast pas rasti të aplikimeve për eksport armësh në Izrael”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, qeveria e bazoi vendimin e saj në armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit që ka qenë në fuqi që nga 10 tetori dhe “është stabilizuar” në javët e fundit teksa vuri në dukje përpjekjet drejt një paqeje të qëndrueshme dhe rritjes së ndihmës humanitare në Gaza.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, urdhëroi kufizimet më 8 gusht, duke ndaluar miratimin e eksporteve të armëve që mund të përdoren në luftën e Gazës ndërsa vendimi erdhi në përgjigje të njoftimit të Izraelit për një ofensivë tokësore në shkallë të plotë dhe ndalimin e dërgesave të ndihmës në Gaza.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













