Integrimi
Gjermania kthen edhe 130 kosovarë
Në tre muajt e parë të vitit, vetëm në Landin Nordrhein westfallen (NRW), 3978 kosovarë kanë paraqitur kërkesën për azil. Në tremujorin e parë të vitit 2014, kërkesa e kosovarëve ishte 186
130 persona janë kthyer dje nga Dyseldorfi në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Kosovarët, të cilëve iu refuzua kërkesa për azil, pranuan ofertën që të kthehen vullnetarisht për në Kosovë, thotë kështu Ministri i brendshëm i Landit Nordrhein Westfallen, Ralf Jäger.
Fluturimet janë bërë në mënyrë të organizuar dhe të financuar nga qeveria gjermane. Ministri nuk e përjashton mundësinë që edhe shumë fluturime të tjera të kthimit të kosovareve do të këtë në të ardhmen.
“Ata të cilët marrin refuzim të azilit dhe nuk kthehen vullnetarisht, do të kthehen pastaj me forcë”, thotë ministri për rp-online.de, transmeton “albinfo.ch”.
Në tre muajt e parë të vitit, vetëm në Landin Nordrhein westfallen (NRW), 3978 kosovarë kanë paraqitur kërkesën për azil. Në tremujorin e parë të vitit 2014, kërkesa e kosovarëve ishte 186. Me këtë Kosova renditet para Sirisë dhe është në krye të vendeve të huaja për kërkesë të azilit.
Sipas Jäger shume persona nga Ballkani e në veçanti komiteti rom, kanë ardhur me shpresën për një jetë më të mirë në Gjermani. Ata kanë rënë viktimë e trafikantëve të cilët iu kanë bërë premtime të rreme. Mundësia e fitimit të azilit është në 0,2 % e rasteve. Azilantët të cilëve iu refuzohet kërkesa, janë të obliguar që ligjërisht ta lëshojnë Gjermaninë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










